Live

Katër të vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt

20:25 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Katër persona kanë vdekur në një aksident në mbrëmjen e së mërkurës në Koshare të Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në dalje të fshatit Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, katër persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.” – tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua