Live

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Fevziu: Janë shtetas të Shqipërisë, Tirana të bëjë më shumë

13:17 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Gazetari në Shqipëri, Blendi Fevziu, është shprehur se shteti shqiptar nuk mund të jetë kaq i ftohtë dhe kaq distant në lidhje me gjykimin për ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Fevziu theksoi se të katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë shtetas me pasaportë shqiptare dhe ndaj Tirana zyrtare duhet të bëjë më shumë.

“Shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm sepse në Hagë nuk janë vetëm 4 drejtues të UÇK-së, por janë edhe 4 shtetas shqiptarë. Të 4 ata në mos gaboj unë, të 4 ata kanë pasaporta shqiptare dhe janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, siç janë shtetas të Republikës së Kosovës”.

“Patjetër që mund të bëjë më shumë Tirana zyrtare. Vendi ku akuzohet se ka krime lufte, është Kukësi, pra është në territorin e Shqipërisë. Sot ata figurojnë si shtetas shqiptarë. Ndër dëshmitarët, ka dëshmitarë shqiptarë, jo dëshmitarë të Kosovës, por dëshmitarë shqiptarë. Shqipëria nuk mund të jetë kaq e ftohtë dhe ka distance” tha Fevziu.

I pyetur se a beson në pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së, Fevziu tha se “unë jam i bindur që ka pafajësi dhe çfarë vlerë ka pafajësia kur ti njollosesh?”./tvklan/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...