Live

Katie Hill jep dorëheqje nga Kongresi Amerikan mes akuzave për afera

11:29 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Deputetja Katie Hill, ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Kongresi Amerikan, pas akuzave se ajo kishte një lidhje dashurie me një asistent të Capitol Hill.

Demokratja nga Kalifornia, e cila ka mohuar pretendimet, tha se ajo po tërhiqej me një “zemër të thyer”.

“Unë besoj se është gjëja më e mirë për zgjedhësit e mi, komunitetin tim dhe vendin tonë”, shkroi ajo në Twitter.

Dorëheqja erdhi disa ditë pasi ajo u vu nën hetim nga Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve.

Shpërndaje në

U Kopjua