Live

Kejvina bën gjestin e papritur nga Afrika për Luizin

23:43 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Kejvina Kthella pas daljes nga ky format u zhduk nga rrjetet sociale për një kohë të gjatë. Disa javë më pas ish-banoria u rikthye me një dedikim për Luizin, të cilit i dërgoi një dron në shenjë faljeje dhe mbështetjeje ndaj tij.

Në një reagim të gjatë në ‘Instagram’, modelja i ka kërkuar falje dhe ka treguar se i vetmi person që i donte të mirën asaj ishte pikërisht Luizi.

Së fundmi Kejfina ka nisur pushimet e saj në Afrikë nga ku nuk ka ngurruar të mbështesë Luizin edhe aq larg. Modelja ka ndarë një video të një luani në “Instastory”, ku dhe ka shkruar vetëm shkronjën “L” dhe emojin e “luanit” ( L🦁), që mesaduket i referohet Luizit, i cili tashmë pothuajse nga secili quhet “Luan”.  

Shpërndaje në

U Kopjua