Live

KEK: Njësia A4 do të kthehet në operim më 1 mars

14:56 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

KOSTT dhe KEK kanë dalë me një komunikatë të përbashkët për avarinë në njësinë A4 të Kosovës A.

Në komunikatë thuhet se është eliminuar defekti dhe izolatori i dëmtuar është zëvendësuar, derisa në KEK është filluar me sanimin e defekteve dhe njësia A4 pritet të kthehet në operim më 1 mars.

“Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15. Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet ne operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit.”

Komunikata e plotë:

Evitohet defekti i paraqitur në izolatorin e stabilimenteve të tensionit të lartë KOSTT, si dhe pritet të kthehet në punë njësia A-4 e TC Kosova A

KOSTT dhe KEK njofton opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datë: 26 Shkurt 2023, në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti.

Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT.

Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15. Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet ne operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Shpërndaje në

U Kopjua