Live

Kelmendi: Pikat kufitare në veri janë në duar të kriminelëve, për të dalë nga ky ngërç kërkohet pjekuri politike

22:55 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka thënë se situata aktuale në pikat kufitare në veri është e rëndë.

“Sot pikat kufitare dhe rrugët dytësore janë në shërbim të kriminelëve të çështjeve të shumta, kontrabandohen mallra dhe mallra të ndryshme /armatime”, ka shkruar Kelmendi.

Ai thotë se vendi ndodhet në pozitën më të rrezikshme se që ishte ndonjëherë.

“Ne ishim në dialog për të përmbyllur Pavarësinë e Kosovës, me një shpejtësi dhe ritëm që e përcaktuan miqtë tonë Amerika”.

“Institucionet sjellin vendime (sa herë që vendimi është ligjor dhe kombëtarë është i drejt) që dialogu për Pavarësinë tonë të kthehet në dialog të asociacionit me kompetenca, pa kompetenca -mbetet në vullnetin e liderëve dhe qytetarëve serb (kuptohet në Liderët e Serbisë)”.

“Kush mundë të negociojë tani me serbët Lokal dhe liderët e tyre?! Institucionet tona – për ta janë inekzistente. Ata nuk pranojnë asgjë nga ligjet e Kosovës, ata nuk duan bisedime as për asociacionin të çfarëdo lloji. Ata mendojnë të krijojnë një të ashtuquajtur Republika serbe, apo për tu bashkëngjitur me Serbinë (Gjithnjë duke fituar në kohë si do del Rusia nga lufta në Ukrainë)”.

“Ata janë krijuar palë që nuk do bisedojnë me Institucionet e Kosovës, pra mendojnë se bisedimet me Institucionet e Kosovës bëhen me ndërmjetësim Ndërkombëtarë Europian-, pra thirrja për qetësi nga Borell dhe që të lejohet KFOR-i të veproj nëse rrezikohet siguria e tha z. Lajçak, i dinë mirë KFOR-i kompetencat e veta, por e di edhe Lajcak”.

“Duke u krijuar palë për dialog për asociacionin, është taktikë politike që të bëjë Liderët e Serbisë palë e panevojshme në këtë dialog. Kjo do ishte vetëvrasje territorial e politike, pra negocimi me liderët e qytetarëve serb të Kosovës”.

Kelmendi thotë se situata në veri zgjidhet me pjekuri politike e jo me forcë.

“Për të dalur nga ky ngërç politik kërkohet pjekuri politike, as qëndrueshmëri dhe as trimëri (nuk mundë të thirresh në forca që nuk i komandon dot si KFOR). Këtu ekziston rreziku që duke qëndruar qetë qytetarët në veri të organizohen (kinse me të drejtën e formimit të Asociacionit sipas marrëveshjes së Brukselit) për krijimin e organeve të Asociacionit me kompetenca, të zgjidhen Liderët dhe të krijojnë bazë për dialog. Këtë akt të planifikuar – këto akte kanë bërë në Kroaci, Bosnjë me arsyetimin që nuk do prekim tërësinë territoriale të Kosovës”.

“Si do i ndalim këto aktivitete politike të organizuara dhe të mbështetura nga disa shtete Europiane? Asesi, nëse nuk involvohet Amerika me qëndrimet e qarta se nuk do ketë Asociacion me kompetenca, por se ndoshta për fat të keq pas situatës së krijuar pa dijeni, tani edhe duhet të formojnë, që për Kosovën është një Republika Srpska në heshtje”.

Kelmendi ka thënë se duhet kërkuar falje SHBA-së që nuk janë dëgjuar, pavarësisht se sipas tij qëllimi ka qenë i mirë, por i tillë nuk doli rezultati.

“Qytetar të nderuar dhe ju Lider institucional dhe Lider politik, keni parasysh thënien (Adoleshentët i hane dardhat e Liderëve u pihen dhëmbët) të kërkoni falje publike, sekretarit të SHBA-së dhe të gjithë të tjerëve për veprimet me mendim të mirë por me rezultat katastrofal për territorin e Kosovës. Kam punuar, vepruar e demostruar, kam ndihmuar luftën, paqen dhe ekonominë dhe që të gjitha me vigjilencë dhe kam arritur të jem i gjallë”, ka shkruar tutje Kelmendi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...