“Ale Ale” nga Xhensila Myrtezaj ka kaluar pritshmëritë. Vetëm në platformën “Youtube” ka arritur të marrë mbi 9 milionë klikime.
E siç duket, teksti dhe melodia e këtij projekti gjigant është pëlqyer edhe nga këngëtarja boshnjake-serbe, Maja “Maya” Berović.
Ditën e djeshme ka lansuar projektin me të njëjtin titull si dhe tekstin e ngjashëm.
Klipi i këngës “Ale ale” është realizuar në Beograd.