Nëse femrave u duhet një arsye tjetër për të bërë më shumë seks, një nga Universiteti McGrill në Kanada ua ka jap këtë arsye.
Seksi e forcon hipokampusin e femrave – regjion i trurit që ndërlidhet me kujtesën. Rrjedhimisht, seksi i shpeshtë mund të bëjë që femrat të kenë kujtesë më të mirë.
Edhe pse këto zbulime duhet diskutuar, ato të paktën ofrojnë motivim shkencor për të kaluar më shumë kohë nën çarçafë.
Në bazë të rezultateve të këtij studimi, marrëdhëniet seksuale e stimulojnë regjionin e hipokampal të trurit të femrave, transmeton Telegrafi.
Vlen të ceket se edhe aktivitete tjera e stimulojnë regjionin e hipokampusit, siç është vrapimi, joga etj.
Por, padyshim se seksi është mënyra më atraktive për ta stimuluar këtë regjion, e veçanërisht kur seksi njihet edhe për zvogëlimin e stresit, shqetësimit etj.
Poashtu, hulumtuesit zviceranë kanë publikuar rezultatet e skanerit të trurit, të cilët tregojnë se stimulimi klitorisit, ngacmimi i vagjinës, qafës së mitrës dhe lythave veprojnë mbi pjesët krejtësisht të ndryshme të trurit!
U konstatua se ka një lidhje në mes të thithave dhe pjesëve intime, të cilat më në fund dëshmojnë se i dashuri juaj duhet të kushtojë vëmendje të veçantë për atë pjesë të trupit tuaj gjatë seksit!
Kësisoj, edhe një herë duhet përkujtuar meshkujve, që – nuk është gjithqka në pjesën në mes të këmbëve të femrave! Për të përjetuar kënaqësinë e plotë seksuale duhet të jenë të stimuluara pjesë të ndryshme të trupit. /Telegrafi/