Live

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës – evakuohen udhëtarët dhe personeli

16:31 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës – evakuohen udhëtarët dhe personeli

Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” sot gjatë ditës ka pranuar një kërcënim me bombë.

Si rezultat, të gjithë udhëtarët dhe personeli janë evakuuar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Valentina Gara nëpermjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar. Ekipet emergjente janë përfshirë në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”.

Shpërndaje në

U Kopjua