Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka ironizuar me kërkesën e Vuçiqit për kthimin e trupave serbe në Kosovë.
Ajo tha se kinse i ka dërguar NASA’s email për të shkuar në Hënë, dhe për këtë tha se “gjasat për përgjigje pozitive i ka shumë më të mëdha se Vuçiq”.Presidenti i Serbisë i paska dërgu një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.
Edhe unë e kam dërgu një email në NASA. Kam kërkuar që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë.
Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vucic.