Live

Këshilla për lumturi çdo ditë të javës

23:05 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Shpeshherë pyesim veten se ç’mund të bëjmë për ta bërë veten tonë të lumtur në një kohë të shkurtër. Për gjërat që i kemi vet në dorë, ekspertët na sugjerojnë si të veprojmë për secilën ditë.

E hënë, mbani një ditar

Sipas një studimi, nëse kaloni 15 minuta në ditë duke shkruar mendimet dhe ndjenjat tuaja, do ju ndihmojë të largoni ndjenjën e ankthit.

E martë, bëhuni njerëz më të mirë

Ndoshta do duket pak e ekzagjeruar, që gjithmonë duhet të jeni një person më i mirë, por ky është çelësi për të qenë të lumtur me veten tuaj. Ndani mirësinë tuaj me të tjerët, sepse kjo do krijojë një atmosferë pozitive në ambientin qe ju rrethon.

E mërkurë, mësohuni të qëndroni vetëm

Ekspertët sqarojnë se të rrish vetëm ndonjëherë nuk të bën keq, por të jep mundësinë të kthjellosh mendimet e tua. Sa më të qartë të jeni me veten, aq më shumë produktiv dhe ndjenja gëzimi do ju vijnë.

E enjte, mendoni pse ekzistoni

Kjo mund t’ju duket një pyetje me peshë të madhe, por ndihmon që ta bindni veten të nxirrni në dukje vlerat tuaja. Të mendosh edhe për të kaluarën, për arritjet apo dështimet do ndihmojë në rritje të ndjenjës së lumturisë.

E premte, zbuloni diçka interesante

Në këtë ditë, idealja do ishte që të kërkonit të kalonit kohën tuaj me diçka që nuk e keni bërë më parë. Kjo mund të jetë një vizitë në një muze apo galeri arti. Përqendrimi në një aktivitet që ju duket interesant, do rrisë mundësinë për të përcjellë te ju ndjenja pozitive.

E shtunë, jepni diçka

Në shumicën e rasteve, kur jep diçka ndihesh mirë, sepse ke dhënë ndihmën për një gjë sado të vogël. Kjo mund të jetë në mënyra të ndryshme, jo vetëm materiale.

E diel, harrojeni ndjenjën e fajit

Faji është një nga ndjenjat më të padobishme, sidomos kur jeni ju që po e vuani. Ai mund të shkaktojë ankth dhe pakënaqësi. Këshillohet të hidhni çdo gjë pas krahëve dhe të përpiqeni të nxirrni mësimin më të mirë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...