Live

Këta janë të famshmit që kanë më shumë ndjekës të rremë në instagram

15:59 / 11 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Të famshmëve si: Ellen DeGeneres, BTS dhe Kim Kardashian u janë ekzaminuar llogaritë e tyre në Instagram dhe Twitter nga ICMP për ndjekësit e rremë.

Hetimi tregon se Ellen DeGeneres ka sasinë më të lartë të ndjekësve të rremë në kategorinë e të famshëmve të showbiz-it, me 58% të ndjekësve të saj në Instagram që janë fallco. BTS u renditën të dytët me 48% dhe Kourtney Kardashian doli e treta me 49% – përqindja ishte përkatëse me numrin e ndjekësve të rremë që ata kanë në numrin e tyre të përgjithshëm të ndjekjes.

Motrat e Kourtney Kardashian, Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian, të dyja kishin 44% të ndjekësve të tyre të listuar si të rremë. Emra të tjerë të shquar përfshijnë Ariana Grande me 46% ndjekës fallco, Miley Cyrus me 45%, Kevin Hart me 44% dhe Drake me 38%.

ICMP hetoi 99 yje të showbizit dhe sportit përmes softuerit matësIG Audit, me Toni Kroos të Real Madridit që zuri vendin e parë me numrin më të madh të ndjekësve rremë në përgjithësi. Ju mund të shihni se ku të gjithë, duke filluar nga Adele e deri tek LeBron James renditen në listën e ICMP.
Kjo është lista me 10 yjet që kanë numrin më të rremë të fansave në Instagram:

  1. Ellen DeGeneres – 49%
  2. BTS – 47%
  3. Kourtney Kardashian – 46%
  4. Taylor Swift – 46%
  5. Ariana Grande – 46%
  6. Deepika Padukone – 45%
  7. Miley Cyrus – 45%
  8. Katy Perry – 44%
  9. Khloe Kardashian – 43%
  10. Priyanka Chopra – 43%

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...