Live

Këto janë 10 këshilla pozitive për prindërit

12:43 / 20 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Meqë shumë shpesh flitet për prindërimin dhe sfidat në rritje të fëmijës, me poshtë, po ju sjelli një artikull të përmbledhur me këshilla që psikologet rekomandojnë për prindërimin pozitiv.

Ka shumë përfitime për të zgjedhur një qasje pozitivë të prindërimit. Prindërimi pozitiv mund të sjellë gëzim të vërtetë në shtëpinë tuaj, të përmirësojë bashkëpunimin dhe dëgjimin në raport me fëmijën tuaj.

Këto dhjetë këshilla pozitive për prindërit mund t’i sjellin familjes tuaj më shumë lumturi dhe të krijojnë një mjedis në të cilin fëmija juaj mund të rritet mirë dhe të ketë një zhvillim të duhur psikologjik.

  1. Përsosmëria nuk ekziston: Do të ketë shumë gabime derisa fëmija juaj rritet. Prindërimi pozitiv përqendrohet në zgjidhjen e problemeve dhe praktikimin e pranimit, faljes dhe dhembshurisë. Kjo ndihmon fëmijën tuaj të ndjehet i sigurt derisa mëson dhe rritet.
  2. Buzëqesheni: Buzëqeshja është ‘ngjitëse’ dhe sjell lumturi. Duket kaq e thjeshtë, megjithatë është kaq e fuqishme.
  3. Gjeni kohë për të dëgjuar: Mos u mundoni që të keni gjithçka nën kontroll, thjesht qëndroni afër fëmijës tuaj dhe PO mbështeteni atë. Nëse fëmija juaj nuk është shumë komunikues apo heziton të flas, provoni të bëni pyetje argëtuese dhe ‘krijuese’ për të filluar bisedën me të.
  4. Guxoni të jeni ‘qesharakë’: Vallëzoni së bashku, qeshni dhe qeshni edhe më shumë, krijoni, luani dhe dilni nga zona juaj e rehatisë. Çdo moment i lidhjes me fëmijën tuaj është i vlefshëm.
  5. Inkurajoni: Festoni procesin dhe përparimin, vendosmërinë dhe guximin. Përballeni sukseset dhe dështimet me dashuri të pakushtëzuar.
  6. Vendosni kufij: Drejtojeni fëmijën tuaj drejt zgjedhjeve më të mira duke qenë i sjellshëm dhe i qartë në lidhje me pritjet tuaja. Vendosja e kufijve të qartë është pjesë e një strategjie pozitive të prindërimit.
  7. Komunikoni me respekt: Mos harroni mënyra se si flisni me fëmijën tuaj do të ndikojë drejtpërdrejt në atë se si dhe çka ata do të besojnë për veten e tyre.
  8. Kaloni kohë së bashku: Kërkoni mundësi, pa marrë parasysh sa të paketa mund të jenë, për t’u lidhur me të vërtetë me fëmijën tuaj çdo ditë. Ri-mendoni momente të zakonshme si p.sh., përgatitja e një vakti se bashku.
  9. Synoni ekuilibrin: Gjeni kohë për veten tuaj që të keni energji për t’u kujdesur për fëmijën tuaj. Kur ‘rezervuari’ juaj është plot, ju mund t’i përballoni ulje-ngritjet e prinderimit shumë më mirë. Nuk është egoiste të marrësh kohë për t’u kujdesur për veten tënde dhe ka mundësi që kjo të ju bëj të ndjeheni më të lumtur, më të qetë dhe më të dashur.
  10. Zgjidhni Dashurinë: Me kalimin e viteve ‘gjithçka’ mund të bëhet me e ndërlikuar dhe stresuese. Besoni se dashuria juaj është e mjaftueshme dhe mos harroni se për fëmijën tuaj, prania dhe mbështetja juaj do të jenë gjithmonë të rëndësishme.

Përpiquni të jeni një burim dashurie dhe sigurie për fëmijën tuaj kur gjërat po shkojnë mirë dhe kur fëmija juaj ka nevojë për udhëheqje.

Mbani në mend:

Përsosmëria nuk ekziston dhe prindërimi nuk është punë e lehtë. Prindërimi pozitiv nuk ka të bëjë me mbajtjen e fëmijës tuaj ose vetes suaj të lumtur gjatë gjithë kohës. Çdo familje përjeton ulje-ngritjet e saj dhe ka shumë sfida përpara. Mos harroni se prania juaj dhe forca e dashurisë mund të bëjnë ndryshim të vërtetë në jetën e fëmijës tuaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...