Live

Këto janë 9 këshilla për fillestarët e palestës

13:15 / 26 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Këto janë disa këshilla që ju duhen secilit fillestarë të palestrës për të qenë të motivuar.

Më poshtë, gjeni 9 prej këshillave më virale të TikTok. Mbani shënime dhe përpiquni të disiplinoheni.

1.Krijoni një listë me “Pse”. Pse po filloni stërvitjen. Rendisni gjithë arsyet dhe rishikojeni sa herë doni ta lini pas dore ose përtoni.

2. Krijoni playlist-ën perfekte muzikore. Zgjidhni këngë motivuese, të fuqishme dhe që ju i pëlqeni.

3. Fillojeni me ushtrime që i pëlqeni dhe gradualisht kaloni tek ato që “urreni”.

4. Bëni një plan. Organizohuni.

5. Gjeni një partner stërvitjeje dhe nëse nuk keni, shijojeni si një moment me veten.

6. Mos e komplikoni shumë. Fillojeni më gjëra të thjeshta, por me efekt.

7. Bëni pyetje. Kërkoni informacionet që ju duhen nga burime të sigurta, shihni disa këndvështrime.

8. Përqendrohuni te vetja dhe progresi i vetes, jo i dikujt tjetër.

9. Më e rëndësishmja: Jini të qëndrueshëm. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të shihni rezultat.

Shpërndaje në

U Kopjua