Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar mbi çmimoren e re të çmimeve tavan të produkteve të naftës.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.72 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1.47 euro për litër, dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.71 euro për litër.
Kjo çmimore ka hyrë në fuqi sot në ora 10:00 dhe do të jetë valide për sot dhe nesër.
