Hulumtimet më të fundit kanë treguar se për shëndetin e njeriut është më mirë të bëni dush në mbrëmje, pra pak para se të shkoni në shtrat.
Siç shkruan “Eat This”, ka disa arsye pse dushi në mbrëmje është alternativa më e mirë për shumicën e njerëzve.
“Të bërit dush para se të shkojmë në shtrat është e mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin tonë të përgjithshëm. Në këtë mënyrë do të largojmë më së miri të gjitha papastërtitë që janë grumbulluar në trup gjatë ditës dhe gjithashtu do të flemë më mirë, gjë që është gjithmonë e mirë për shëndetin tonë”, shpjegoi dermatologia Rekha Tailor. Gjithashtu, shumë ekspertë pajtohen me të dhe theksojnë se janë katër vende në trup të cilat duhet të lahen gjithmonë mirë para se të shkoni në shtrat.
Këmbët
Sipas kirurgut Tom Biernacki, papastërtitë e këmbëve mund të mbijetojnë vetëm nëse ka lëkurë të vdekur në to, por edhe nëse lëkura është e lagur. Ndaj ai këshillon që çdo natë para se të flini duhet t’i lajmë mirë këmbët për të parandaluar infeksionet e thonjve apo mykut, si dhe nuk duhet të neglizhojmë as zonën mes gishtërinjve, shkruan Index.hr.
Gjuha
“Pastroni gjuhën çdo ditë kur t’i lani dhëmbët”, shpjegon William L. Balanoff. “Të gjithë e dinë se duhet t’i lajmë dhëmbët çdo ditë, por shumica e njerëzve pothuajse kurrë nuk e lajnë gjuhën”.
Siç shpjegon ai, ky është një gabim i madh sepse gjuha është vendi në zgavrën e gojës ku grumbullohet numri më i madh i baktereve.
Zona pas veshit
Nëse nuk pastrojmë rregullisht zonën pas veshit, mund të ekspozohemi ndaj infeksioneve të shumta, madje edhe dermatiteve, paralajmërojnë ekspertët. Siç thotë dermatologja Sandra Hajj, në lëkurën pas veshit ka gjëndra që sekretojnë sasi të mëdha vaji, dhe djersa shpesh grumbullohet në atë zonë, gjë që çon në zhvillimin e baktereve që mund të shkaktojnë një erë të pakëndshme. Prandaj, ajo këshillon që zonën e përmendur gjithmonë ta pastroni tërësisht me ujë dhe sapun para se të shkoni në shtrat.
Sqetullat
Ashtu si këmbët, edhe sqetullat duhet të lahen. Megjithatë, është gjithashtu një zonë ku lëkura është e ndjeshme dhe më e prirur ndaj qimeve të rrënjosura, si dhe ndaj infeksioneve të mundshme. Doktor Ëaqas Ahmad Buttar tregon se sqetullat i përkasin atyre pjesëve të trupit ku shumica e patogjenëve sulmojnë pikërisht për shkak të djersitjes së shtuar. Ka edhe rritje të qimeve në ijë dhe sqetull, të cilat të kombinuara me djersitjen në mot të nxehtë dhe të lagësht, mund të shkaktojnë infeksione. Për t’u siguruar që trupi ynë të jetë i shëndetshëm dhe i pastër, Buttar rekomandon që pikërisht për këtë është e nevojshme të lani zonën e sqetullës çdo natë.