Live

Këto kombinime në tastierë do ua lehtësojnë shumë punën

00:01 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shumë njerëz mendojnë se butoni ‘Win” në tastierë vetëm hap menunë ‘Start”

Epo duhet të dini që deri tani Windows është një familje e sistemeve operative të zhvilluara, të tregtuara dhe shitura nga Microsoft. Që nga viti 1985 marka është bërë softueri më i përdorur në botë.

Jo të gjithë e dinë, sepse butoni “Win” mund të kombinohet edhe me butona të tjerë. Më poshtë do t’ju tregojmë disa kombinime që nuk i keni ditur më parë, por që do ju ndihmojnë shumë.

ALT + Backspace

Keni fshirë diçka padashur? Nëse po, bëni këtë kombinim dhe teksti do rikthehet.

CTRL + ALT + TAB

Ky kombinim do ju lejojë të shihni programet që keni hapur dhe mundëson të navigoni njëherësh në to.

ALT + F4

Ky kombinim butonash është krijuar për të mbyllur një program.

F2

Të lejon të riemërosh një dosje.

CTRL + SHIFT + T

Ky rihap skedën e mbyllur së fundmi.

Windows + L

Ky kombinim tregon foton e kyçjes.

CTRL + SHIFT + N

Dëshiron të krijosh dosje të re? Nuk ka asgjë më të lehtë. Vetëm shtypni CTRL + SHIFT + N.

CTRL + SHIFT + N

Në Google Chrome, ajo hap një skedë veçmas.

CTRL + T

Me këtë kombinim ju mund të hapi një skedar të ri në çdo faqe që jeni.

CTRL + ALT + DELETE

Hap qendrën e sigurisë ose menaxhimin e detyrave, në bazë të Windowsit që keni.

CTRL + SHIFT + ESC

Hap menaxhimin e detyrave

CTRL + Esc

Ky kombinim ju çon direkt te fillimi i menusë.

Windows + TAB

Ju lejon të shihni të gjitha dritaret e hapura në kompjuterin tuaj.

ALT + TAB

Kalon midis dritareve dhe browserit.

Shpërndaje në

U Kopjua