Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë furnizim me ujë zonën e shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.
Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.
Ndërprerja do fillojë prej orës 12:00 dhe do zgjasë deri në orën 18:00.
Kjo është lajmërimi i plotë i K.R.U. Gjakova:
“Nga Departamenti Teknik na njoftojnë se nesër me dt.17.10.2019 nga ora 12:00 – 18:00 do të ndërprehet uji në tërë zonën tonë të shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.
Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyqjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.
Të gjithë konsumatorët i falenderojmë për mirëkuptim”