Live

“Kevin” reagon për ripërpunimin e filmit “Home Alone”

09:11 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Dje u bë publike nga Disney se filmi “Home Alone” shumë shpejt do të vijë në versionin e ri.

Aktori kryesor i filmit origjinal Macaulay Culkin shfrytëzoi rrjetin social twitter për të komentuar këtë lajm.

Ai postoi një fotografi të tijën i ulur para laptopit dhe duke ngrënë.

“Kështu do të dukej “Home Alone” në versionin e ri”, ndërsa në postin tjetër thotë “Disney më thirrni”. Nuk dihet nëse aktori ka ironizuar me lajmin ose vërtetë dëshiron të jetë pjesë e ripërpunimit të filmit.

Shpërndaje në

U Kopjua