Live

KFOR: Dialogu e vetmja rrugë për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

10:55 / 29 Maj 2023

Nga Kosova Live

Misioni i NATO-s në Kosovë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

KFORi thekson se kjo është e vetmja rrugë për të ulur tensionet.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensione ose përshkallëzim”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Në reagim thuhet se janë të gatshëm që të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt.

Mëngjesin e së hënës, misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë ka shtuar praninë në katër komunat veriore.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me përfaqësuesit e Institucioneve dhe Organizatave të Sigurisë në Kosovë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e KFOR-it.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...