Live

​KFOR-i thotë se është i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë

19:16 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi njësitë e KFOR-it të stacionuara në Camp Villaggio Italia, me rastin e marrjes së ardhshme të kontingjentit italian.

Gjenerali Ristuccia u prit nga Komandanti i RC-W dhe u takua me përfaqësuesit e kontingjenteve ndërkombëtare të pranishëm në bazë, duke shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim për të garantuar siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

KFOR-i është plotësisht i përgatitur dhe i gatshëm të adresojë çdo zhvillim të sigurisë në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në një njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...