Live

KGJK i kërkon zyrtarisht Avokatit të Popullit që ta çojë Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese

10:01 / 15 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare Institucionit të Avokatit të Popullit që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, raporton Express.

Sipas KGJK’së, Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me datë 15 shkurt 2023 dorëzoi kërkesën tek Institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e procedurës për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik. Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19, prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ligji për Pagat në Sektorin Publik ka hyrë në fuqi nga 5 shkurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...