Pas disa muajsh qëndrimesh jo në një vijë sa i përket iniciativave të Qeverisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar një propozim për çështjen e reformave në sistemin e drejtësisë.
Këshilli Gjyqësor të enjten ka publikuar një “deklaratë të përbashkët zotimi” me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorin e Shtetit.
Në njoftim thuhet se Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit me anë të kësaj nisme të përbashkët zotohen që të themelojnë grupe të përbashkëta pune për vlerësimin, konceptualizmin dhe draftimin e nismave ligjore me synimin e përbashkët për të qartësuar, amandamentuar dhe fuqizuar kuadrin ligjor në disa fusha.
Tutje, thuhet se fushat në të cilat synohet të themelohen grupet punues për vlerësimin, konceptualizmin dhe draftimin e nismave ligjore, janë:
Vlerësimi i Performancës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Procesi i Rekrutimit, Emërimit dhe Riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Sistemi i Disiplinimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Sistemi i Verifikimit të Profilit të Kandidatëve për Gjyqtarë dhe Prokurorë;
Zhvillimi Profesional i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; Forcimi i Mekanizmave për Deklarim të Pasurisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë;
Statusi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe
Zbatimi i rekomandimeve nga Misioni i TAIEX për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit (2022).
Ky zotim, thuhet se është marrë për ta jetësuar pakon e reformës ligjore me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
“Institucionet nënshkruese të kësaj deklarate, pa paragjykuar procesin e Komisionit Ad hoc të Kuvendit të Republikës së Kosovës, rreth amandamenteve Kushtetuese dhe Ligjit për Vetting (pasi që institucionet nënshkruese të kësaj deklarate kanë qëndrime të ndryshme rreth amandamenteve Kushtetuese), dhe në linjë me Opinionin e Komisionit të Venecias, respektivisht rekomandimin e Venecias “për hyrje në dialog të plotë me Këshillat” marrim këtë zotim për ta jetësuar këtë pako të reformës ligjore me qëllimin përfundimtar fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet më tej.
Kjo deklaratë e përbashkët zotimi, thuhet se ngërthen në vete sfidat, shqetësimet dhe propozimet që janë ngritur vazhdimisht nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Ndërsa, theksohet se suksesi i kësaj nisme është i lidhur ngushtë me reformat tjera ligjore, të cilat janë në zhvillim e sipër.
Po ashtu, thuhet se institucionet e mandatuara të drejtësisë, pjesë e këtij zotimi të përbashkët, do të themelojnë grupe punuese të përbashkëta të cilat bashkëkryesohen nga institucionet nënshkruese të këtij zotimi, ndërsa Ministria e Drejtësisë merr përsipër që këtë nismë ta adaptojë në programin e saj legjislativ.
Në Planin e Veprimit thuhet se janë të hartëzuara kompozicioni, teknikalitetet dhe modaliteti i grupeve punuese, ndërsa ky Plan Veprimi definon parametrat e punës, qasjen dhe koordinimin ndër-institucional.
“Kjo reformë ligjore parasheh si fazë fillestare një vlerësim të gjerë të punës dhe funksionimit të mekanizmave të brendshëm respektiv të gjyqësorit dhe sistemit prokurorial mbështetur në vlerësime objektive dhe profesionale të institucioneve dhe ekspertëve, pastaj varësisht nga të gjeturat dhe vlerësimet, do të diktohet niveli i reformës ligjore duke pasur për fokus çështjet që drejtpërdrejtë ndikojnë në llogaridhënie, efikasitet dhe transparencë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial”, thuhet më tej.
Po ashtu, theksohet se grupet punuese do t’i bashkërendisin aktivitetet me partnerët zhvillimorë ndërkombëtarë.
Deklarata e përbashkët:
“Intensifikimi i reformës drejt avancimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sundimit të ligjit është vënë në pah si nevojë imediate nga procesi i Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit, Raporti i vendit i Komisionit të Bashkimit Evropian, Opinioni i Komisionit të Venecias si dhe raportet dhe vlerësimet tjera nga organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Rekomandimet specifike që dalin nga Strategjia e Sundimit të Ligjit dhe të riafirmuar nga Raporti i vendit i Komisionit të Bashkimit Evropian dhe Opinioni i Komisionit të Venecias, kërkojnë nga institucionet shtetërore që ta qartësojnë dhe fuqizojnë kuadrin ligjor i cili rregullon punën e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, funksionimin e gjykatave, prokurorive, si dhe mekanizmave të verifikimit, vlerësimit të performancës, disiplinimit, transparencës, integritetit, profesionalizmit, efikasitetit dhe llogaridhënies së gjyqtarëve, prokurorëve dhe udhëheqësve të drejtorive të sekretariatit, departamenteve dhe njësive respektive të KGJK-së dhe KPK-së.
Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit me anë të kësaj nisme të përbashkët zotohen që të themelojnë grupe të përbashkëta pune për vlerësimin, konceptualizmin dhe draftimin e nismave ligjore me synimin e përbashkët për të qartësuar, amandamentuar dhe fuqizuar kuadrin ligjor në fushat e cekura më poshtë:
Vlerësimi i Performancës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Procesi i Rekrutimit, Emërimit dhe Riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Sistemi i Disiplinimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Sistemi i Verifikimit të Profilit të Kandidatëve për Gjyqtarë dhe Prokurorë;
Zhvillimi Profesional i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; Forcimi i Mekanizmave për Deklarim të Pasurisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë;
Statusi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe
Zbatimi i rekomandimeve nga Misioni i TAIEX për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit (2022).
Institucionet nënshkruese të kësaj deklarate, pa paragjykuar procesin e Komisionit Ad hoc të Kuvendit të Republikës së Kosovës, rreth amandamenteve Kushtetuese dhe Ligjit për Vetting (pasi që institucionet nënshkruese të kësaj deklarate kanë qëndrime të ndryshme rreth amandamenteve Kushtetuese), dhe në linjë me Opinionin e Komisionit të Venecias, respektivisht rekomandimin e Venecias “për hyrje në dialog të plotë me Këshillat” marrim këtë zotim për ta jetësuar këtë pako të reformës ligjore me qëllimin përfundimtar fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Kjo deklaratë e përbashkët zotimi ngërthen në vete sfidat, shqetësimet dhe propozimet që janë ngritur vazhdimisht nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Tutje, suksesi i kësaj nisme është i lidhur ngushtë me reformat tjera ligjore, të cilat janë në zhvillim e sipër.
Institucionet e mandatuara të drejtësisë, pjesë e këtij zotimi të përbashkët, do të themelojnë grupe punuese të përbashkëta të cilat bashkë kryesohen nga institucionet nënshkruese të këtij zotimi, ndërsa Ministria e Drejtësisë merr përsipër që këtë nismë ta adaptoj në programin e saj legjislativ.
Puna e grupeve të përbashkëta me këtë iniciativë nënkupton koordinimin që nga faza e vlerësimit, konceptimit dhe deri tek draftimi dhe finalizimi i nismave ligjore të dakordësuara, e të cilat duhet të adresohen si një pako unike ligjore.
Kompozicioni, teknikalitetet dhe modaliteti i grupeve punuese janë të hartëzuara në Planin e Veprimit, pjesë integrale e këtij zotimi. Ky Plan Veprimi definon parametrat e punës, qasjen dhe koordinimin ndër-institucional.
Kjo reformë ligjore parasheh si fazë fillestare një vlerësim të gjerë të punës dhe funksionimit të mekanizmave të brendshëm respektiv të gjyqësorit dhe sistemit prokurorial mbështetur në vlerësime objektive dhe profesionale të institucioneve dhe ekspertëve, pastaj varësisht nga të gjeturat dhe vlerësimet, do të diktohet niveli i reformës ligjore duke pasur për fokus çështjet që drejtpërdrejtë ndikojnë në llogaridhënie, efikasitet dhe transparencë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Institucionet nënshkruese të kësaj deklarate në drejtim të zhvillimit dhe finalizimit të kësaj pako të reformës ligjore, nëpërmjet grupeve punuese do ti bashkërendisin ngushtë aktivitetet me partnerët zhvillimorë ndërkombëtarë”.