Live

Khamenei i Iranit i cilëson si ‘të pafalshme’ helmimet ndaj vajzave

16:39 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka thwnw të hënën se helmimet e nxënëseve ishin “të pafalshme” dhe se përgjegjësit duhet të përballen me “dënime të rënda”.

Ky reagim i tij vjen nw mes zemërimit të publikut për një valë sulmesh të dyshuara misterioze nëpër shkolla të shumta, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Mbi 1000 vajza nga më shumë se 52 shkolla kanë pësuar helmim që nga nëntori i vitit 2022, sipas mediave shtetërore dhe zyrtarëve.

Disa politikanë po fajësojnë grupet fetare që kundërshtojnë arsimimin e vajzave. Viktimat kanë raportuar simptoma të tilla si gulçim, vjellje dhe marramendje pas zbulimit të aromave “të pakëndshme” – duke shkaktuar thirrje për autoritetet që të veprojnë dhe për disa prindër që t’i tërheqin fëmijët e tyre nga shkolla.

Helmimet vijnë në një kohë kritike për sundimtarët klerikë të Iranit pas muajsh protestash që nga vdekja e Mahsa Amini, ndërsa ishte në paraburgim të policisë morale të Teheranit për shkelje të rregullave të hixhabit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...