Luiz dhe Kiara, dyshja e Big Brother VIP që prej javësh kanë krijuar një lidhje romantike e ndajnë pothuajse çdo moment bashkë, disa të tilla edhe gjatë orëve të vonshme të natës.
Një moment jo i zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa të dy po bisedonin të shtrirë në të njëjtin shtrat. Kiara bëri deklarata “të çuditshme” ndaj Luizit që këtë të fundit e lanë të habitur pavarësisht se moderatorja e njohur po i thoshte në formë shakaje.
Në video dëgjohet teksa Kiara i thotë Luizit që duhet të sillet mirë me të dhe mos bëjë skena të cilat e nxjerrin keq në sy të të gjithëve.
E teksa moderatorja fliste, këngëtari nuk bënte gjë tjetër veçse po e dëgjonte pasi duket qartë që kishte mbetur pa fjalë.
Kiara: Çke? Po të pi gjë ty unë? Çke që bën kështu, kot, se i thashë nonës. Mos më bëj mua kështu ore.
Luizi: Çfarë ke?
Kiara: Mos më bëj kështu po të them, mbylle të thashë. Mos më bëj skena mua këtu në sy të gjithëve se më nxjerr keq a kupton.
Kiara: Më nxjerr keq a e kupton Kiarën, se Kiaran uk do të dalë keq. Kiara do të jetë e ndershme në sy të të gjithëve, të jetë e sinqertë.