Live

Kim: Historike, “Kushtetuesja” plotësohet pas 7 vitesh nga reforma në drejtësi

14:42 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Emërimin dhe betimin e Gent Ibrahimit si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim e ka konsideruar si një moment historik të rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi.

Me betimin e anëtarit të nëntë që ëahtë Ibrahimi, për herë të parë që pas miratimit të reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese është në funksionalitet të plotë.

Ambasadorja thotë se tashmë hapi i radhës është plotësimi i Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Gjyqtari i 9-të i Gjykates Kushtetuese u betua. Gjykata arriti funksionalitetin në dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani – për herë të parë që nga tetori 2016 – gjykata ka numrin e plotë. Ky është një moment historik i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Gur mbi gur… Ky ishte rezultat i bashkëpunimit të institucioneve, përfshirë Presidencën, Parlamentin, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Gjykatën e Lartë. Hapi tjetër: Mezi presim plotësimin e Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm, në mënyrë që më shumë çështje të mund të procedohen në kohën e duhur. Urime & suksese! “

Hjykata Kushtetuese ishte gjykata e parë, e cila për një hark kohor më shumë se dy vjeçar pushoi së funksionuari, për shkak se pesë anëtar të saj nuk kaluan filtrin e vettingut, ndërsa tre të tjerë dhanë dorëheqjen duke i shpëtuar procesit të rivlerësimit.

Shpërndaje në

U Kopjua