Udhëheqësi i Koresë Veriore Kim Jong Un për momentin ndoshta është njeriu më i lumtur në botë, kjo pasi ai testoi me sukses sistemin e ri raketorë si dhe armët e reja të krijuara për dyluftime të afërta.
Sistemi i ri raketorë raportohet të jetë aq i avansuar sa mund të shkatërrojë pa problem të gjithë systemin mbrojtës të Koresë Jugore e po ashtu të sulmojë dhe bazat Amerikane që ndodhen në këtë vend.
Ky ishte testimi i gjashtë i armëve nga shteti diktatorial, testime këto që nisën në fund të muajit Korrik