Live

Kim Kardashian dëshiron të shfrytëzoj famën e saj që të sjell drejtësi për fëmijët në nevojë

11:45 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ylli televiziv, Kim Kardashian, thotë se dëshiron ta shfrytëzojë zërin dhe famën e saj, për të sjell drejtësi për fëmijët në nevojë.

42-vjeçarja e famshme, e cila i ka katër fëmijët, North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-bashkëshortin, Kanye West, u nderua më çmimin “Giving Tree Award” në edicionin e sivjetmë të gala mbrëmjes, “Baby2Baby”, që u mbajt gjatë fundjavës.

Në fjalimin e saj, Kim deklaroi se do të vazhdojë t’i përkrahë organizatat jofitimprurësë në misionin e tyre për të siguruar ndihma thelbësore për fëmijët e varfër.

“Siç e dinë shumica prej jush, avokimi për drejtësi është një pasion i thellë i imi. Drejtësia për mua ka kaq shumë kuptime, por në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me atë që është e drejtë, që është e paanshme, dhe që e udhëheq botën tonë më mirë, veçanërisht për fëmijët tanë. Unë do të vazhdoj ta shfrytëzoj zërin tim dhe të gjitha burimet që m’i sjell fama për ta mbështetur misionin tuaj, derisa të gjithë së bashku do ta ndihmojmë organizatën ‘Baby2Baby’ për të sjell drejtësi dhe barazi për shumë fëmijë anembanë botës, të cilët nuk kanë qasje tek gjërat themelore në jetë”.

Themeluesja miliardere e kompanisë “SKIMS” në këtë ngjarje u shoqërua nga motra e saj e vogël, Kylie Jenner, dhe nëna e tyre Kris Jenner.

Kim gjithashtu deklaroi se ndryshe nga ajo, njerëzit nuk kanë nevojë t’i kenë qindra miliona ndjekës në rrjetet sociale për të bërë ndryshim në botë. Në fund ajo e falënderoi nënë dhe babanë e saj të ndjerë, Robert Kardashian, që ia kanë ofruar një jetë të bekuar dhe e kanë udhëzuar të bëhet gruaja që është sot.

Shpërndaje në

U Kopjua