Live

Kim Kardashian vjen me stilin më të ri

22:45 / 12 Nëntor 2022

Nga admin

Kim Kardashian e ktheu garazhin e parkimit të hotelit Beverly Hills në pistën e saj personale.

Bukuroshja, 42 vjeçe, kishte veshur një fustan metalik argjendi dhe taka me majë teksa mbante edhe një çantë Balenciaga “Hourglass XS”.

Në shtatë imazhe të ndarë me 333 milionë ndjekësit e saj, sipërmarrësja dukej mahnitëse teksa flokët e saj të gjatë bionde platin binin natyrshëm të ndara në mes. Nëna e katër fëmijëve shkroi sipër postimit: “Thjesht e lumtur që jam këtu”, teksa theksoi linjat atraktive në fustanin e ngushtë për trupi.

Para se të bashkohej me motrën e saj Kendall Jenner brenda për të pirë disa pije, Kim pozoi për një foto me miqtë e saj jashtë makinës së saj.

Të rrethuara nga shoqet e saj, duke përfshirë Lala Anthony dhe Olivia Pierson, vajzat shijuan një natë argëtuese ndërsa dukeshin elegante dhe tërë stil.

Në fillim të kësaj jave, Kim u duk magjepsëse teksa drejtoi ngjarjen e mbushur me yje në “CFDA Awards” në New York.

FOTO:

Shpërndaje në

U Kopjua