Live

Kina dhe Bjellorusia bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë

15:14 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Udhëheqësit e Kinës dhe Bjellorusisë, Xi Jinping dhe Alexander Lukashenko, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për një armëpushim dhe negociata për një zgjidhje politike të konfliktit në Ukrainë.

Deklarata e përbashkët erdhi pas miratimit të planit të paqes të Pekinit javën e kaluar që kërkonte respektimin e sovranitetit kombëtar dhe “integritetit territorial”.

Dokumenti prej 12 pikash nuk specifikonte se çfarë do të ndodhte me rajonet që Rusia ka pushtuar që nga pushtimi.

“Thelbi i qëndrimit të Kinës është thirrja për paqe dhe të inkurajojë bisedimet dhe që shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve të respektohen.

Në lidhje me SHBA-në dhe aleatët e saj, Xi shtoi:

“Vendet përkatëse duhet të ndalojnë politizimin dhe përdorimin e ekonomisë botërore si mjet të tyre, dhe të marrin masa që vërtetojnë një armëpushim dhe të ndalojnë luftën dhe të zgjidhin krizën në mënyrë paqësore.

“Bjellorusia është plotësisht dhe mbështet pozicionin dhe propozimet e Kinës për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë, e cila ka një rëndësi të madhe për zgjidhjen e krizës“, citohet ketë thënë Lukashenko./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...