Live

Kina nuk do t’i duroj gjatë trazirat në Hong Kong, paralajmëron një diplomat kinez

19:59 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ambasadori kinez në Britani të Madhe, Liu Xiaoming, ka paralajmëruar se qeveria e Pekinit nuk do të “ulet dhe të shikojë” nëse kriza në Hong Kong bëhet e pakontrollueshme.

Sipas tij Kina është e gatshme t’i “shuajë trazirat shpejt”, tha ambasadori, duke  i akuzuar  “forcat e huaja” të paidentifikuara për nxitje të protestave të dhunshme. Ai fajësoi edhe  mediet perëndimore se ishin të pabalancuara në raportimet e tyre.

Protestat pro-demokracisë në Hong Kong janë shoqëruar me përleshje në rrugë, midis protestuesve dhe policisë, si dhe dy ditë ndërprerje të fluturimeve në aeroportin e Hong Kongut, në fillim të kësaj jave.

Qeveria kineze ka kritikuar ashpër demonstruesit, duke e cilësuar sjelljen e tyre “afër terrorizmit”.

Protestat u nxitën nga një projekt-ligj që do të lejonte të dyshuarit të përballen me gjyq në territorin e Kinës, përderisa kritikët thonë se të drejtat e tyre do të komprometohen.

Projekt-ligji u pezullua nga ana e autoriteteve të Hong Kongut, por kërkesat e protestuesve janë rritur duke përfshirë dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lamit, zgjedhje të drejtpërdrejta, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe një hetim mbi brutalitetin e dyshuar të policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua