Live

Kishte frikë nga mafia shqiptare, krimineli në Belgjikë inskenon vdekjen e tij

20:41 / 17 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Gabriel C është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Antverp të Belgjikës.

I njohur me pseudonimin ‘Gishtat e gjatë’, vendosi të inskenojë vdekjen e tij për të shpëtuar nga hakmarrja e mafias shqiptare.

Lajmi bëhet me dijeni nga gazeta belge Nieuws Blad. 32-vjeçari bëri gjithçka të dukej si një vrasje e vërtetë, nisur që nga plagët e shumta në trup e deri te mbishkrimi në gjoks “Hajdut”.

Pas hetimeve u zbulua se gjithçka ishte një inskenim i përgatitur nga një grimier profesionist. Edhe në tetor të këtij viti, Gabriel C. inskenoi vdekjen e tij, duke përhapur një certifikatë nga policia e Gambias, ku thuhej se ai ishte mbytur në një liqen.

Sipas portalit 7sur7, mendohet se Grabriel i ka vjedhur një sasi të konsiderueshme kokaine mafias shqiptare, transmeton express. Në total flitet për të paktën 1500 kg kokainë. Sipas 7sur7, urdhri për ekzekutimin e tradhtarit u dha menjëherë dhe prej atëherë, kanë ndodhur një seri sulmesh, ku në banesën e prindërve të Gabriel C. është hedhur një granatë.

Ndërkohë dhëndri i tij u qëllua me plumb në stomak një ditë më pas. Hakmarrja vazhdoi edhe më vonë kur u hodhën dy granata në një bllok apartamentesh ku mendohej se fshihej Gabriel C.

Shpërndaje në

U Kopjua