Live

Kjo është agjenda e plotë e presidentit Begaj në Kosovë

10:21 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Në kuadër të shënimit të përvjetorit të pavarësisë, në vendin tonë në një vizitë zyrtare po qëndron edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai ndër të tjera sot do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani. Kurse, nesër do të mbaj fjalën e rastit në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Kjo është agjenda e plotë:

11:00 – Pritja me ceremonia shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu.

11:00-11:45 – Takim mes dy Presidentëve.

16:15-16:45 – Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, SH. T. Z. Albin Kurti

18:00-20:00 – Koncert në Filarmoninë e Kosovës.

17/02/2023

08:45–08:50 – Vendosje të kurorave në vendprehjen e ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

09:50–10:00 – Vendosja ceremoniale e kurorës së përbashkët në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 – 11:20 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku Presidenti Begaj mban fjalën e rastit.

11:20 – 11:30 – Homazhe në monumentin e Policëve të rënë në detyrë.

11:30 – 11:45 – Nderime në Monumentin Heroinat.

17:00 – 19:30 – Pjesëmarrje në Pritjen Shtetërore të rastit.

Shpërndaje në

U Kopjua