Sot, sipas vlerësimeve të OKB-së, BOTA fitoi tetë miliardë njerëz dhe një foshnjë e lindur në Manila u bë simbol i kësaj shifre.
Siç raportojnë mediat lokale, Vinice Mabansag, ka lindur në Dr. Jose Fabella Memorial Hospital në Tondo më 15 nëntor. Ajo u vlerësua si personi i tetë miliardë në botë.
“Sapo dëshmuam fëmijën e tetë miliardë në botë në Filipine. Pritëm lindjen e saj për rreth dy orë, mbërritëm në orën 23:00 dhe foshnja lindi në orën 1:29 të mëngjesit, një lindje normale,” tha Dr. Romeo Bituin, kryemjeku i spitalit.