Live

Klinika e Neurokirurgjisë ka kryer rreth 600 operacione në vitin 2022

11:32 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se Klinika e Neurokirurgjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2022 ka rritur dukshëm vëllimin e punës.

Sipas raportit të punës për vitin 2022, janë kryer 100 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2021, kurse mbi 200 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2020, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas ShSKUK-së, rritje e vëllimit të punës është vërejtur edhe në ambulancat specialistike të kësaj klinike.

Ata kanë treguar ka rritje e numrit të operacioneve trajtimit të Hernive Lumbo-Sacrale.

Shpërndaje në

U Kopjua