Live

Klinika e Pulmologjisë me mungesë të kushteve dhe hapësirave

23:29 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Mungesë të kushteve por edhe hapësirave ka në vazhdimësi Klinika e Pulmologjisë, e cila funksionon në objektin e klinikës së dermato-venerologjisë, në mungesë të objektit. Gjendjen e rënduar e pranojnë edhe drejtues të klinikës, derisa as për vitin 2023 nuk ka shpresa që të gjendet një zgjidhje për hapësirat e kësaj klinike.

Është ndër klinikat më të ngarkuara në sezonin e dimrit. Por kushtet në të cilat funksionon nuk i plotësojnë standardet që kërkohen për një klinikë të pulmologjisë. Pacientët që trajtohen në këtë klinikë ankohen për mungesë të hapësirave dhe kushteve të tjera elementare.

“Me kushte shumë të vështira, as nuk kanë orendi, 40 pacientë me një motër. Nuk i kanë kushtet kurrqysh, tash nuk ka as ujë të nxehtë”, thotë një paciente.

“Shumë kushte të pa përshtatshme për pacientë. Për tre vetë kjo dhomë është e vogël e jo për katër se nuk ka ku me lëvizë”, thotë Rrahman Sadiku, pacient nga Mitrovica.

Me këto ankesa është i familjarizuar edhe drejtori i kësaj klinike, i cili thotë se në mungesë të hapësirave detyrohen të vendosin shtretër shtesë nëpër dhoma. Sipas tij, edhe rritja e numrit të stafit mjekësor në këtë klinikë është e domosdoshme.

“Vendi ynë mund të them lirisht se që sa vite është pa klinikë të pulmologjisë. Edhe këtu ku jemi të vendosur me një kapacitet prej 66 shtretër janë të mbivendosur. Dhomat ku kanë qenë dy shtretër i kemi bërë tre, ato ku kanë qenë tre shtretër iI kemi bërë me Katër. Nevoja për staf infermier është më e madhe se sa që e kemi numrin e tyre”, thotë Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

Megjithatë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, në një përgjigje me shkrim për RTK-në, ka bërë të ditur se as vitin që vjen nuk parashihet të bëhet zgjidhje për objekt të ri për Klinikën e Pulmologjisë.

“Në buxhetin e vitit 2023 nuk është paraparë ndërtimi i objektit të ri të Pulmologjisë, por parashihet të bëhet zgjidhje në formë të spitalit ditor për trajtim të pacientëve”, thuhet në , në një përgjigjen e t Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë së rritjes së stafit shëndetësor, SHSKUK ka bërë të ditur se kjo mund të ndodhë varësisht nga kërkesat e klinikave.

Gjatë kohës së pandemisë, kjo klinikë ka qenë e mbingarkuar me pacientë me COVID-19, ndërsa nga viti 2003 operon në kuadër të Klinikës së Dermatovenerologjisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...