Live

Klubi i Prodhuesve kundër vendimit arbitrar për Z-Mobile

15:57 / 29 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh pakënaqësinë për mos respektimin dhe shkëputjen e kontratës së operatorit të telefonisë mobile Z-Mobile, kështu duke obliguar kompaninë Z- Mobile që të bëjë transferimin e numeracionit të shfrytëzuar nga kjo kompani në Telekomin e Kosovës.

“Një obligim i tillë është pikë së pari konfiskim i pronës private dhe plotësisht kundërligjor, ku dihet se numrat e operatorit Z-Mobile janë pronë e kësaj kompanie dhe nuk mund të konfiskohen nga asnjë kompani tjetër duke u bazuar në veprime arbitrare dhe jo të drejta”, thuhet në reagim.

“Gjithashtu vendime të tilla janë një sinjal shumë i keq për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë. Një situatë e tillë shkakton pasiguri tek investitorët e jashtëm pasi askush nuk rrezikon të investoi në një vend ku nuk ka siguri të përgjithshme për investimet e tyre”.

“Klubi i Prodhuesve për fund bën apel te Qeveria e Kosovës që investitorët privat duhet të mbrohen, dhe duhet patjetër që të përmirësohet klima për të gjithë ata investitorë të cilët  janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Vetëm fuqizimi i sektorit privat në Kosovë, do të mundësonte rritje ekonomike, si dhe zbutje të shkallës së papunësisë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...