Live

Koalicioni PDK – LDK Kadri Veseli Kryeminister

10:21 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, Bujar Cakolli përmes një postimi ne facebook, ka bërë të ditur qëndrimin e tij lidhur me situatën pas zgjedhjeve.

Cakolli ka shkruar se cilat parti do të shkojnë në zgjedhje parlamentare dhe se kush do të jetë kryeministri dhe kryetari I Kuvendit.

Poashtu, ai shkruan se cila parti do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

“LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV. Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri. Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së”.) /Kosova.live/

Shpërndaje në

U Kopjua