Live

Kodi Elektoral| Ka doktoruar në juridik, por Vjosa Osmani nuk e di që Kosova s’ka Kod Elektoral

13:58 / 25 Nëntor 2022

Nga admin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot e ka caktuar datën 25 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Përveç që nuk ka treguar respekt për besimtarët katolikë të Kosovës, meqë në ditën e festës së Krishtlindjes ajo e ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve, ndonëse ka doktoraturë në juridik, ajo e ka nxjerrë veten të padijshme sa i përket njohjes së ligjit.

Osmani ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politikë.

Por, presidentja Osmani dhe këshilltarët e saj duket se nuk e dinë që Kosova nuk ka Kod Elektoral.

“Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit”, ka njoftuar Presidenca.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të kuvendeve komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës. /Demokracia.com/

Shpërndaje në

U Kopjua