Live

Koha kur Vuçiq bënte poza dhe jepte intervistë për “Playboy”

13:35 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Intervista e presidentit aktual të Serbisë nën titullin “Radikali urban mbi Beogradin” është publikuar në faqet e një reviste të njohur.

Edicioni i revistës Playboy i vitit 2004 në edicionin e Serbisë, shitet në internet për 1,685 KM, ose 100,000 dinarë.

Ishte shkrimtarja dhe gazetarja Isidora Bjelicae cila i ka bërë 20 pyetje Vuçiqit, duke mos e ditur se pas më shumë se 10 vitesh do të jetë president i Serbisë.

Revista tani është në faqen për shitje dhe ata që duan ta blejnë do të duhet të paguajnë një shumë të majme parash.

“Tani kjo intervistë për Playboy është një gjë e rrallë e pabesueshme surreale gazetareske”, thuhet në përshkrimin e reklamës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...