Live

“Kohë të vështira për Serbinë”, Bërnabiq i del në mbrojtje Vuçiqit për Kosovën

18:39 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq i ka dalë në mbrojtje presidentit serb Aleksandar Vuçiq për kritikat që ka marrë ai për politikën e tij ndaj Kosovës.

Në Twitter, ajo sulmoi opozitën duke thënë se pikëpamjet e tyre për këtë çështje ishin të motivuara nga një “dëshirë e paturpshme për të fituar pushtetin politik”.

“I vetmi që ka bërë diçka për Kosovën dhe popullin tonë atje në dekadat e fundit është Vuçiqi”, ka shkruar ajo, duke vazhduar me përmendjen e disa viteve ku propagandon për ngjarjet.

“Sot, ata që lanë të lirë terroristët shqiptarë më 2001, heshtën për masakrën e 2004-ës dhe për shpalljen e pavarësisë në 2008, i çuan negociatat nga OKB në BE në 2010… dhe çuan në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë [pavarësinë e Kosovës] – sot po flasin diçka për Kosovën. Një dëshirë e paturpshme për të fituar pushtet politik, pa marrë parasysh se sa të vështira janë kohët për Serbinë”, tha ajo, shkruan Danas

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Lajme