Live

KOK-u për veprimin e Qipros ndaj karateistëve të Kosovës: Vendim politik – për keqardhje

21:54 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Komiteti Olimpik i Kosovës, i ka reaguar Qeverisë së Qipros, duke thënë se është për keqardhje moslejimi i karateistëve kosovarë që të garojnë si të barabartë në Kamiponatin Evropian për kadetë, juniorë dhe kategorinë U21 që nisi sot në Larnaca.

KOK tha se edhe më keq është kur ndaj këtij vendimi, sipas tyre, nuk mori masa Federata Evropiane e Karatesë, e cila thuhet se u dorëzua përballë autoriteteve vendase.

“Sidoqoftë, KOK përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojkotojë kampionatin, duke mos lejuar të diskriminohen dhe të garojnë pa simbolet shtetërore, ashtu siç kërkuan qipriotët”, thuhet në reagimin e KOK-ut, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, KOK-u thotë se do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj këtij vendimi të cilin e quan diskriminues, teksa e cilësoi edhe si politik e që s’ka të bëjë me sportin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...