Drejtori i së ashtu-quajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkovic ka raportuar për një sulm me koktej-mollotovi në një shtëpi në Kishnicë.
Petkoviq përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai nuk nguroi të propagandojë, duke thënë se këtë gjest e bënë ekstremistët shqiptarë.
“Sapo fola me të zotin e shtëpisë, Trajkovic. Shtëpia e tij ishte pjesë e sulmeve nga ekstremistët shqiptarë disa herë. Ky sulm është rezultat i urrejtjes dhe politikës anti-serbe. Albin Kurti, kush mbështet sulme të tilla terroriste”, ka shkruar ai.