Live

Koleksionuesi më i madh në botë i videolojërave – posedon 24.268 sosh me vlerë prej 2.1 milionë dollarëve

15:51 / 14 Dhjetor 2022

Nga admin

Është koleksionuesi më i madh në botë i videolojërave, që kapin vlerën e 2.1 milionë dollarëve.

Por pronari i tyre këmbëngulë se nuk e ka kryer punën dhe se planifikon të ndërtojë një hapësirë të veçantë për t’i vendosur dhe ku do të rrit numrin e videolojërave.

Antonio Romero Monteiro, 45-vjeç nga Teksasi, ka arritur të thyej rekordin e librit Guiness për koleksionin më të madh të videolojërave, transmeton Telegrafi.

Ky i apasionuar i videolojërave, thotë se koleksioni i tij kushton mbi 2 milionë dollarë dhe se ato ka filluar t’i koleksionojë nga viti 1987, kur ai ishte vetëm 10-vjeçar.

Deri më tani Monteiro ka arritur t’i ketë 24.268 videolojëra, duke përfshirë koleksionin më të madh të Xbox, Sega, Nintendo dhe PlayStation.

Që kur e kishte blerë Segan e parë mbi 30 vite më parë, ai nuk u ndalë koleksionuar videolojërat, madje ato i ka të palosura sipas rendit alfabetik. /Telegrafi/

Shpërndaje në

U Kopjua