Kolona të gjata janë krijuar në pikat kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë, nga mërgimtarët që kanë filluar të kthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë pas festave të fundvitit, raporton Express.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë kolona është 1 mijë e 600 metra, e për të dalë përmes kësaj pike kufitare, pritjet janë deri në katër orë.
Gjendje pothuajse e ngjashme është edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona është 2 mijë metra. Pritjet në këtë pikë kufitare janë tri orë.
Pritje dhe kolona ka edhe në pikëkalimet kufitare në Mutivodë dhe Jarinjë.