Live

Kolona 2 km e pritje deri në 4 orë për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja aktuale nëpër pikat kufitare

15:04 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kolona të gjata janë krijuar në pikat kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë, nga mërgimtarët që kanë filluar të kthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë pas festave të fundvitit, raporton Express.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë kolona është 1 mijë e 600 metra, e për të dalë përmes kësaj pike kufitare, pritjet janë deri në katër orë.

Gjendje pothuajse e ngjashme është edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona është 2 mijë metra. Pritjet në këtë pikë kufitare janë tri orë.

Pritje dhe kolona ka edhe në pikëkalimet kufitare në Mutivodë dhe Jarinjë.

Shpërndaje në

U Kopjua