Live

Komandanti i ri i KFOR-it vlerëson rolin e BIK-ut në kultivimin e harmonisë fetare në Kosovë

18:31 / 16 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 16 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, fillimisht i uroi sukses në detyrën dhe përgjegjësinë që ka marrë më pas e njohu atë me zhvillimin e jetës fetare në vend dhe me institucionet e BIRK-ut, duke potencuar se organet e BIRK-ut vazhdimisht janë të përkushtuar për një Kosovë, qytetarët e së cilës të bashkëjetojnë në dashuri e harmoni ndërfetare e tolerancë, të cilën tashmë e kanë kultivuar prej shekujsh.

Po ashtu Myftiu Tërnava theksoi respektin dhe mirënjohjen që gëzojnë forcat e KFOR-it te të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai në këtë vazhdë tha se kanë ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me KFOR-in.

Nga ana e tij, komandant i ri i KFOR-it në Kosovë Gjeneralmajor Michele Risi falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tij personal dhe të Bashkësisë Islame që udhëheq në mbajtjen dhe kultivimin e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe për bashkëjetesën qytetare.

Ai në fund tha se NATO në Kosovë është e përkushtua për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët dhe se misioni i saj si një forcë e besueshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...