Komuna e Prishtinës do të bëhet me një drejtori të re.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimin dërguar medieve.
Poashtu bëhet me dije se kryetari i komunës, Përparim Rama do të mbaj një konferencë për media, me ç’rast do të bëjë publike themelimin e kësaj drejtorie.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Rama do të mbajë konference për media, nesër, me datë 2 mars, duke filluar nga ora 10:45 me ç’ rast do ta bëjë publike themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, drejtori kjo e cila mision të saj do të ketë sigurinë humane; sigurinë në komunikacion; sigurinë e grupeve të cenueshme; sigurinë apo mbrojtjen e mjedisit; sigurinë e hapësirës publike; qentë endacak; sigurinë në shkolla.