Live

Komuna e Prishtinës largon tri kiosqe nga Zona industriale – ishin vendosur ilegalisht

15:55 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ka thënë se Komuna e Prishtinës ka larguar sot tri kiosqe të vendosura ilegalisht në Zonën Industriale të kryeqytetit.

Ky aksion është ndërmarrë të martën në kryeqytet.

“Si Drejtori kërkojmë që në asnjë rast të mos vendosen kiosqe të tilla në qytet pa u paisur paraprakisht me leje nga organi kompetent i kryeqytetit – Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook

Shpërndaje në

U Kopjua