Live

Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

12:59 / 27 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Komuna e Prishtinës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme në lidhje me tërmetin që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se dje ka qenë ditë tragjike në Shqipëri derisa tregoi se kanë marrë vendim të ndajnë 50 mijë euro për Republikën e Shqipërisë për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

“Shpresojmë të ketë njerëz të gjallë. Dje kemi vazhduar kontaktet me palën në Shqipëri me Erion Veliaj për të na njoftuar nëse kanë nevoje për ndihme. Ndihmat që po mblidhen janë të paprecedentë. Mësohet se mbi 400 qytetarë kanë arritur në qytete të ndryshme.  Ajo që kemi diskutuar me Erionin e kam diskutuar se do kemi kalimin e 50 mijë eurove . 50 mijë euro s’kanë bujë të madhe, por është shumë e mjaftueshme të tregojmë si kryeqytet të solidarizohemi”, tha Ahmeti, raporton EO. 

“Do tw përdoren vetëm për pasojat e tërmetit. Kam pasur diskutim me ministren Besa Shahini që kërkon ndihmë për inxhiniere, sot janë mbledh 15 inxhinierë që do të shkojnë në Shqipëri për dëmet e ndërtesave dhe shkollave për të parë a mund të fillohet mësimi”, tha ai.

Ahmeti tha se do të dërgojnë gjithçka që munden për të ndihmuar.

“Shoqëria jonë tregon një ndjenjë të solidaritetit. Edhe ne kemi kaluar situata të rënda dhe të tjerët na kanë ndihmuar. Shprehin ngushëllime për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit në këto tragjedi”, tha Ahmeti.

Ai është pyetur se pse nuk ka pasur alarm në kohën e tërmetit i cili goditi edhe Kosovës. Ahmeti tha se epiqendra nuk ka qenë në Kosovë, por në Shqipëri dhe nuk kanë dashur të krijojnë panikë te qytetarët.

 “Nuk kemi dashur me kriju panikë. Kemi pasur nevoje me mbajt situatën e qetë. Sirena nuk bëjmë pa qenë të sigurt. Deri më tani kemi pasur mjaft thirrje për dëme, por do t’i analizojmë”, ka thënë Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Shpërndaje në

U Kopjua